close

AUSTRALI: PËRMBYTJE DHE VALË TË NXEHTËSISË

Australia aktualisht po përjeton një mot ekstrem – nga njëra anë është Janari më i nxehtë që nga fillimi i të dhënave të motit, por nga ana tjetër, monsoni është vonuar.

Ushtria australiane u transferua në shtetin verilindor të Queensland për t’u marrë me pasojat e përmbytjeve shkatërruese. Mijëra njerëz u detyruan të shpëtonin nga përmbytjet, pasi brenda dy ditëve ra shi sa per te gjithe vitin.

Agjencia australiane e motit vlerëson se shirat mund të vazhdojnë për ditë të tëra, por flitet për një përmbytje të shekullit në verilindje të Australisë. /Agjencitë/