Austria: Shqipëria sa më shpejt në BE

Presidenti Van der Bellen: Kujdes me “Pasaportat e Arta”

Austria është një aleate dhe mbështetëse e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Këtë e dëshmoi Presidenti austriak Alexander Van der Bellen pas takimit me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Alexander Van der Bellen: Ne do ju mbështesim qe kjo te ndodhe edhe më shpejt. Më duket interesante që thotë ministri i Jashtëm: Ose je brenda ose jashtë. Ose je anëtar i unionit, ose nuk je.

Bajram Begaj: Kjo vizitë është gjithashtu, një dëshmi e mëtejshme e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si një vend me lidhje të shumta me këtë rajon

Presidenti austriak këshilloi Shqipërinë që të ndjekë udhëzimin e BE për “Pasaportat e Arta”.

“Çështja e Pasaportave të Arta mund të cënojë besueshmërinë e reformave. Qeveria juaj ka vendosur ta lërë pezull. Mendoj që Shqipëria duhet që të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane për këtë çështje”.

Të dy Presidentët vlerësuan takimin e 18 Marsit në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiç dhe u shprehën per finalizimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bajram Begaj: Në asnjë rast si President i Republikës së Shqipërisë nuk do të pranoja që të kishte një Republikë Srpska.

Alexander Van der Bellen: Unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj mbi bisedimet. Dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Europian.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen gjatë fjalës në Parlamentin shqiptar bëri thirrje për bashkëpunim mes forcave politike, duke e cilësuar si një gur themeli të demokracisë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share