Autori i njohur sulmohet në një skenë në New York

Autori Salman Rushdie, i cili prej vitesh është kërcënuar me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike” është sulmuar në një skenë në New York.

Fituesi i çmimit “Booker” ishte gati të jepte leksion kur një burrë hyri në Institutin Chautauqua dhe goditi me thikë autorin Salman Rushdie.

Dëshmitarët thanë se ata panë një burrë që vrapoi në skenë dhe pastaj goditi me thikë autorin. Në një video të publikuar në internet shihen të pranishmit teksa nxitojnë pas ngjajrjes.

BBC News raporton se sulmuesi është rrëzuar përtokë dhe ndalur nga personat në vendngjarje. Aktualisht nuk dihet gjendja e autorit Salman Rushdie./tvklan.al

https://twitter.com/CharlieSavenor/status/1558104554650181639

Lexo gjithashtu
Total
0
Share