Shqetësuese edhe disiplina e futbollistëve
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija i dha fund aventurës evropiane, pasi mbrëmë në ndeshjen kthyese nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ndaj Dudelanzhit në Luksemburg. Paraqitjet e ekipit në katër ndeshjet e zhvilluara ishin më të dhimbëshme se sa vetë eliminimi, ndaj me të drejt shtrohet pyetja se çka po ndodh me këtë skuadër me pretendime të larta.
“Në katër ndeshje nuk ka treguar aspak nga loja e tyre që kanë pasur më herët. Unë mendoj se një faktori kyç që Shkëndija ka luajtur aq dobët ka qenë edhe vetëbesimi i krijuar para kohe te futbollistët se ne jemi më të mirët, pra ndryshon kampionati nga ai vendor në ligat evropiane.” –tha Berat Azizi, Gazetar.
“Jeta vazhdon futbolli do të luhet përsëri, Tetova do ta ketë Shkëndijën. Besoj që do të jetë edhe një mësim i mirë duhet të nxirret nga kjo. Disa gjëra që nuk janë në rregull të përmirësohen dhe humbja është pjesë e futbollit.”- shprehet Nadi Feati, menaxher sportiv.
Ndeshja kthyese kundër Dudelanzhit u karakterizua edhe me një “befasi” që askush nuk e ka pritur. Tre lojtar të ekipit tetovar janë ndëshkuar me karton të kuq Visar Musliu, Agim Ibraimi dhe Valmir Nafiu që paraqet një fakt tjetër shqetësues për vet skuadrën.
“Si rezultat i mos përgatitjes vijnë deri te dezorientimi në ç’ekuilebrimin në fushë dhe mos kontrollimi i nervave. Do të thoja këtu dhe i aspektit fizik. E gjithë kjo është si rezultat i mos përgatitjes fizike dhe psiqike të vet futbollistëve”- vlerëson Berat Azizi, Gazetar.
“Ka shumë gjëra që duhet të analizohen. Fundi ishte i dhimbshëm për arsye se këtu preket ai momenti i disiplinës si kulturës sportive. Këto janë gjërat që klubi si klub duhet të merr masa dhe do t’i ndëshkojë.”– deklaroi Nadi Feati, menaxher sportiv.
Elimini i i kuqezinjëve nga garat evropiane me të madhe i ka zhgënjyer aramatën e madhe të përkrahësve të vet. Ata indinjatën e vetë e kanë shprehur me komente të lloj-llojshme në rrjetet sociale. /Shaban Sinani/