close

AVIONI I RRËZUAR NË ETIOPI, POZICIONI I PAZAKONTË I NJË STABILIZATORI

Autoritetet që po hetojnë rrëzimin e një avioni pasagjerësh në Etiopi kanë gjetur një pjesë të një stabilizatori në një pozicion të pazakontë në rrënojat e avionit, rrëzimi i të cilit shkaktoi vdekjen e 157 personave.

Burime që kanë dijeni mbi incidentin thonë se pozicioni i stabilizatorit ishte i ngjashëm me atë të avionit indonezian Lion Air që u rrëzua tetorin e kaluar. Të dhënat e aeroplanit gjatë fluturimit dhe regjistruesi i zërit ndodhen në Francë për analiza. /Agjencitë/