close

AVOKATI I POPULLIT: SITUATË SHQETËSUESE NËPËR BURGJE

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit Mekanizmi preventiv kombëtar për vitin 2018 për situatën në stacionet policore, burgjet dhe spitalet psikiatrike, janë konstatuar një sërë parregullsish lidhur me kushtet infrastrukturorre nëpër burgjet, trajtimit johuman të të burgosurve e çështje të tjera. Raporti do t’u dërgohet institucioneve të vendit, por edhe organizatave ndërkombëtare.

Nga analizat e Mekanizmit Preventiv Kombëtar, vërejtjet më të shpeshta kanë të bëjnë me kushtet e infrastrukturës nëpër burgjet, trajtimi johuman i të burgosurve, shpërndarja jo e mirë administrative e zyrave në stacionet policore dhe si ekstrem është përmendur shembulli i burgjeve në Tetovë dhe Gjevgjeli, ku nuk ka zyrtarë policor të gjinisë femërore. Janë bërë 42 vizita preventive, prej të cilëve 11 në stacionet policore dhe burgjet dhe 31 vizita në vendet e akomodimit të refugjatëve.

“Pas situatave të vërtetuara kemi dorëzuar gjashtë rekomandime, megjithatë, pas vizitës së sërishme kemi konstatuar se vetëm dy rekomandime janë plotësuar. Katër rekomandimet e dorëzuar edhe mëtutje nuk janë realizuar.”-deklaroi Vaska Bajramovska-Mustafa-Zv/avokate e popullit.

Raportin vjetor, Avokati i Popullit do ta dorëzojë në Qeveri, Kuvend, Ministritë kompetente dhe institucione tjera. Raporti do t`u dërgohet edhe institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave që punojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke llogaritur këtu edhe Nënkomitetin për parandalimin e torturës pranë OKB-së dhe Komitetit Evropian për parandalimin e torturës. /Klan Maqedoni/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!