close
Top LajmeVendi

AVOKATI I POPULLIT: TË ÇRRËNJOSET DISKRIMINIMI

Avokati-i-Popullit-Ixhet-Memeti

Dita e sotme, 1 Marsi, është e njohur edhe si ditë e “zero diskriminimit, si sfidë për të gjithë faktorët në shoqëri për t’i dhënë fund çdo lloji të diskriminimit. Lufta, me këtë dukuri negative shoqërore, është e pranishme me dekada, por e njëjta edhe mëtutje është prezente në forma të ndryshme, mbi baza të ndryshme.

Nga Zyra e Avokatit të Populli, përmes një komunikate rikujtojnë autoritetet se maksimalisht duhet të punojnë në çrrënjosjen e diskriminimit, siç thonë, nëse dëshirojnë zhvillim të mirëfilltë dhe jo zhvillim deklarativ demokratik të shoqërisë. Sipas Ixhet Memetit në zyrat e avokatit të popullit ka ankesa të ndryshme, por më të theksuarat shfaqen në aspektin politik, nacional, si dhe në raport me marrëdhëniet e punës.

Siç thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit nuk mjaftojnë vetëm rregullat ligjore, por është i nevojshëm implementimi i tyre, me qëllim që çdo individ të ketë qasje në energjinë elektrike, ujin e pijshëm, procesin arsimor, punë, të mund ta realizoj të drejtën e votës. Me një fjalë, secili të ndihet i integruar se është pjesë e shoqërisë, se është i dobishëm dhe se mund të kontribuoj për zhvillimin e tij. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia