Vizitë e befasishme e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Bagdad, ku u takua me kryeministrin e Irakut, Adel Abdul Mahdi, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve duke cituar një burim të qeverisë irakiane.
Pompeo, i cili ishte në një mision në Evropë, kishte anuluar papritmas vizitën e planifikuar në Berlin duke theksuar se vendimi ishte mbi “çështje të sigurisë ndërkombëtare”, të ditëve të fundit, pas një përshkallëzimi të tensioneve midis SHBA dhe Iranit.
Ditët e fundit administrata Trump ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe ka në gatishmëri disa aeroplanë bombardues. Ajo akuzon Teheranin se po përgatit një sulm kundër trupave amerikane në Lindjen e Mesme. /Agjencitë/