close
Top LajmeVendi

BALLKANI PERËNDIMOR NË BE: SZIJJARTO-S’DUHET PRITUR GJASHTË VITE PËR ZGJERIM

Screenshot_3

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se është e papranueshme që Komisioni Evropian nuk dëshiron një valë të re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025.

Sipas Agjencisë hungareze të lajmeve (MTI), Szijjarto kritikoi politikën e Komisionit Evropian në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai vuri në dukje se anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE do të ishte në interes të Evropës në aspektin e ekonomisë dhe sigurisë. Szijjarto theksoi nevojën për të patur parasysh faktin se ka tensione serioze në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se vendet e këtij rajoni me integrimin në BE mund të kontrollojnë situatën.

“Nuk ka nevojë të presim 6 vite. Sipas mendimit tonë, Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë anëtarë të BE-së shumë më shpejtë. Do të ishte në interes të Hungarisë dhe të gjithë BE-së në aspektin e ekonomisë, por kryesisht në aspektin e sigurisë”, tha Szijjarto.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Johanes Han në shkurt të vitit 2018 në Parlamentin Evropian në Strasburg paraqitën ”Strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”. Dokumenti përfshin Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën. Ai parashikon gjithashtu një afat kohor për zgjerimin e ardhshëm, sipas të cilit Mali i Zi dhe Serbia, me kusht që ato të zbatojnë reformat e nevojshme, mund të bëhen anëtare të reja të BE-së në vitin 2025. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia