close

BANGLADESH: RRETH 80 VETA HUMBIN JETEN NGA ZJARRI

Zjarri shpërtheu gjatë natës, në një ndërtesë rezidenciale që kishte materiale të djegshme, të grumbulluara në katin e saj nëntokë. Mes viktimave mendohet të jenë edhe disa dasmorë. Shkaku i nisjes së flakëve nuk është ende i qartë.

Lagjja eshte e vjeter qindravjet dhe i ka godinat shumë pranë njëra-tjetrës dhe rrugët tejet të ngushta. Pikërisht kjo u kthye në pengesë për zjarrfikësit, që kishin mungesë të rezervave të ujit.

Zjarret nëpër ndërtesa janë mjaft të zakonshme në Bangladeshin me dendësi të madhe popullsie, e me kushte mjaft të dobëta mirëmbajtjeje dhe mungesë rregullash të sigurisë. /Agjencitë/