Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim njoftoi për dorëheqjen e tij këtë të hënë.
Ai është drejtori i parë i Bankës, i cili kishte eksperiencë të drejtpëdrejtë nga fronti i parë i luftës kundër varfërisë dhe që nuk kishte formim në fushën e politikës, apo të financave.
Ai ka bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara dhe disa kompani kryesore teknologjike për zbulimin dhe parandalimin e urisë. /Agjencitë/