Banka Europiane: Inflacioni ende nuk ka arritur kulmin

Paralajmërimi nga presidentja Christine Lagarde lë të kuptohet për një seri rritjesh të normave të interesit në të ardhmen

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Inflacioni i Eurozonës nuk ka arritur kulmin por rrezikon të jetë edhe më i lartë se sa pritet. Komentet e bëra nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, lënë të kuptohet për një seri rritjesh të normave të interesit në të ardhmen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Inflacioni në eurozonë arriti një rekord prej 10.6% muajin e kaluar, por ekonomistët presin që ai të ulet në 10.4% deri në fund të këtij viti.

“Ne nuk shohim komponentët apo drejtimin që do të më bënte të besoja se kemi arritur kulmin e inflacionit dhe se ai do të bjerë në një kohë të shkurtër. Unë mendoj se, sa herë që pyes ekonomistët e mi të nivelit të lartë në Bankës Qendrore Europiane vendos rreziqet që mund të sjell inflacioni”, ka thënë Christine Lagarde.

Ekspertët ekonomikë parashikojnë se inflacioni vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 6% dhe 2.3% në 2024 por kriza mund të zbehi këtë pritshmëri. Banka Qendrore Europiane ka rritur normën e saj për depozitat bankare me një rekord 200 pikë bazë në tre muaj për të ulur kërkesën në një përpjekje për të ulur rritjen e çmimeve.

Tregjet globale gjithashtu kanë qenë të paqëndrueshëm mes frikës se Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e saj me 50 ose 75 pikë bazë në takimin e saj të ardhshëm në 15 dhjetor dhe ku kostot e huamarrjes do të arrijnë kulmin.

Ndërkaq Eurostat raporton se vendet europiane po i afrohen një recesioni gjatë tremujorëve të ardhshëm. Inflacioni në Gjermani, Itali dhe Francë u rrit më shumë se parashikimi. Njerëzit tanimë po e ndjejnë gjithnjë e më shumë koston e lartë të jetesës e cila sipas ekspertëve do të rritet edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share