Banorët e Gërçecit bëjnë iftar në rrugë: Nuk dorëzohemi deri në zgjidhje të problemit

Banorët e fshatit Gërçec të Sarajit kanë bllokuar udhëkryqin në hyrje të Sarajit dhe dalje të Shkupit. Ata protestojnë kundër EVN-së për shkak se prej disa ditësh nuk kanë energji elektrike, informon Klan Macedonia.

Siç thonë banorët, në këto ditë të Ramazanit e kanë shumë të vështirë pa rrymë elektrike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për Klan Macedonia, ata thonë se nuk kanë ndërmend të dorëzohen derisa t’iu zgjidhet problemi dhe t’u lëshohet rryma elektrike nëpër shtëpitë e tyre.

Iftarin e sotëm e pritën në rrugë me hurma e me ujë./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share