Basketboll: Dardan Berisha e konfirmon largimin nga Peja

Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, e ka konfirmuar largimin nga skuadra e Pejës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai i falënderoi tifozët e skuadrës për mbështetjen e deritanishme, duke u shprehur se kaloi jashtëzakonisht mirë përgjatë këtyre viteve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas raportimeve të fundit, Berisha tashmë ka arritur marrëveshje me Sigal Prishtinën dhe sezonin e ardhshëm do të luajë aty, transmeton lajmi.

Karriera e tij është shumë e begatshme, pasi para se të vinte në Kosovë luajti për shumë skuadra të mëdha evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share