close
Sport

BASKETBOLL: EUROLEAGUE-FENERBAHÇE VAZHDON KRYESIMIN

Euroliga basketboll

Khimki Moskë mundi Fenerbahçen 84-78


Në Euroligën e basketbollit për meshkuj, janë zhvilluar ndeshjet e  raundit të 17-të. Derbi i kësaj jave është zhvilluar në Moskë mes ekipit Khimki dhe Fenerbahçes që ka përfunduar me fitoren e skuadrës ruse me rezultatin 84-78. Ndeshja mes dy skuadrave spanjolle Gran Canaria dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e madirilienëve 67-75. Fitore të sigurtë në transfertë ka shënuar edhe CSKA e Moskës në përballjen me Darussafaka në Stamboll. Fitore të pritur në transfertë ka shënuar Bracelona kundër Armani Milano me rezultatin 90-85. Për Barcelonën ishte fitorja e katërt radhazi në Euroligën e basketbollit

Pas xhiros së 17, tabelën e kryeson Fenerbahçe me 15 fitore e dy disfata para Real Madridit që ka 14 firtore e tre humbje, ndërsa në pozitën e tretë është CSKA Moskë me 13 fitore e katër disfata. /Agjencitë/

 

Euroleague – Raundi i 17-të, rezultatet:

Khimki Moskë             –    Fenerbahce, 84-78

Zalgiris Kaunas            –    Anadolu Efes, 58-79

Olimpiacos                  –    Baskonia Gasteiz, 91-87

Gran Canaria               –    Real Madrid, 67-75

Darussafaka Stamboll  –   CSKA Moskë, 65-80

Panathinaikos              –   Bayern Mynih, 77-67

Maccabi Tel Aviv         –   Buducnost, 81-76

Olimpia Milano           –   Barcelona, 85-90

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia