close

BASKETBOLL: FENERBAHÇE KRYESON EUROLIGËN

Në Athinë Reali mundi Panatenaikosin


Në Euroligën e basketbollit mbrëmë janë zhvilluara katër ndeshjet e javës së 29-të. Një ndeshje mjaft atraktive që është vendosur ne sekondën e fundit është zhvilluar mes Panathinaikos dhe Real Madridit që ka përfunduar me rezultatin 73-74. Protagonist ishte spanjolli Rudi Fernandez, i cili i mori mirë koordinatat drejt koshit kundërshtarë, duke i dhënë fitoren të tijëve. Deri në atë moment, Panathinaikos kryesonte 73-71, por ai kosh i Fernandez-it bëri që rezultati final të shkonte në 74-73.

Një disfatë që pritet t’i shkaktojë jo pak probleme skuadrës greke, e cila humbi një mundësi të artë për të siguruar fazën play-off. Gjithsesi, kualifikimi për bardhejeshilët kalon edhe nga takimi i radhës, pikërisht ai ndaj Buducnost.

Në tre takimet tjera Barcelona mundi Buduqnostin e Podgoricës 95-83, Fenerbahçe në trasfertë ka mundur Milanon 104-90, ndërsa Makabi ka shënuar fitore të thellë kundër Gran Canarinas 90-55. Pas javës së 29-të tabelën bindshëm e kryeson Fenerbahçe para CSKA Mosk dhe Real Madridit. /Agjencitë/