close

BASKETBOLL: FENERBAHÇE KRYESON NË EUROLEAGUE

Në xhiron e 19-të Gran Canaria – Fenerbahçe 64-82


 

Në Euroligën e basketbollit për klube, mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së 19-të. Skuadrat vendase kanë shënuar fitore në tre takime, ndërsa mysafirët vetëm një fitore. Fitoren e vetme në transfertë e shënoi lideri në renditjen e tabelës Fenerbahçe në përballjen me ekipin spanjoll Gran Canaria me rezultatin 82-64. Për skuadrën turke ishte kjo fitorja e 17 nga gjithësejt 19 ndeshje.

Një fitore pak sa befasuese ka shënuar Makabi në Tela Aviv duke mundur ekipin e Barcelonës me rezultat të sigurt 99-83. Skuadra greke Olimpiakosi mundi ekipin rus Kihmiki Moskë me rezultatin 71-57, ndërsa CSKA e Moskës fitoi ndaj Bajernit të Mynihut 77-70. Pas ndeshjeve të xhiros së 19-të, Fenerbahçe e vetmuar kryeson tabelën me 17 fitore e dy humbje. /Agjencitë/