close
Sport

Basketboll: NBA tërheq përgjithnjë nr.6 në nder të Russell

nba (1)

NBA ka marrë një vendim historik, duke tërhequr përgjithnjë fanellën me nr.6, në nder të Bill Russell, njeriut më të suksesshëm në historinë e këtij sporti. Ai ndërroi jetë pak kohë më parë në moshën 88-vjeçare, një ikonë e këtij sporti në vitet 50-60.

Vendimi për të tërhequr fanellën me nr.6 ka vlerë për të 30 skuadra e NBA-së (Russell ka luajtur vetëm me Boston Celtics). Gjithsesi, të gjithë lojtarët që kanë mbajtur këtë numër sezonin e kaluar (25 në total) e mes tyre edhe LeBron James, do të vazhdojnë ta mbajnë këtë numër nëse dëshirojnë.

Por, në të ardhmen, asnjë ekip nuk do të mund të japë më këtë numër deri sa të vijë një ditë që askush të mos e mbajë numrin 6. Për të përkujtuar Bill Russell dhe numrin 6 që ai mbante, çdo ekip i NBA-së do të mbajë në shpatullën e djathtë një trifletësh me nr.6 mbi të sezonin e ri.

Komisioneri i NBA-së, Adam, Silver, tha: “Suksesi i Russell në fushë dhe si pioneer për të drejtat civile meriton të nderohet në mënyrë unike dhe historike. Duke tërhequr përgjithnjë numrin 6 në të gjithë Ligën, çka tregon se karriera e Bill do të kujtohet përgjithnjë”. Propozimin për tërheqjen e numrit 6 e pat dhënë Magic Johnson.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia