close
Sport

BASKETBOLL: NDESHJET E PARA ÇEREKFINALE TË EUROLIGËS

5BF70737-B188-47E3-899C-7E52CE3D78FE

BARCELONA BEFASOHET NGA ZENIT PETERSBURG 74-76


Në ndeshjet e para çerekfinale të plej off-it të Euroligës së basketbollit për meshkuj, fitore kanë shënuar Anadolu Efes, Milano, CSKA Moskë dhe Zenit Petersburg. Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen sonte.

 

Në ndeshjet e para çerekfinale të Euroligës së basketbollit për meshkuj, skuadra ruse Zenit Petersburg është ekipi I vetëm që shënoi fitore  në transfertë ndaj  Barcelonës me rezultatin 76:74. Fitorja e Zenitit ndaj Barcelonës në fakt është befasia e vetme në raundin e parë të çerekfinaleve të play off-it, kur dihet se pikërisht skuadra spanjolle  përfundoi e para në renditjen tabelore në pjesën e rregullt të Euroligës. Lojtari më mire dhe më efikas i kësaj ndeshje ishte basketbollisti e skuadrës së Zenitit  Pangos i cili realizoi 19 pikë, 3 kërcime e 9 asiste.

CSKA e Moskës, ka shënuar fitore të sigurt në përballjen me turqit e Fenerbahçes me rezultat të sigurt 92 me 76. Lojtari më efikas i ndeshjes  ishte De Colo i skuadrës turke me 27 pikë, 4 kërcime e 3 asiste.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia