Kandidati i përbashkët për zgjedhjet presidenciale dhe marrëdhëniet brenda koalicionit janë diksutuar në takim e liderëve të LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.Kreu i integristëve në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me Kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë me kandidat të përbashkët.
Vendimi përfundimtar për emrin e kandidatit, siç tha kreu i integristëve Ali Ahmeti pritet të bëhet publike deri në fundjavë, kurse do të vijojnë negociatat me partitë shqiptare rreth këtij kandidati. /Klan Maqedoni/