close

BE: DUHET PLAN I DETAJUAR PËR BREXIT-in

Bashkimi Evropian duhet të kundërshtojë kërkesën e Britanisë për të shtyrë afatin e Brexit-it para se ligjëvënsit britanik ta bëjnë të qartë se çfarë duan të arrijnë, tha koordinatori i Parlamentit Evropian për Brexit-in, Guy Verhof-stadt.

Sipas tij, shtyrja e daljes së Britanisë nga BE-ja, qoftë edhe për 24 orë, pas datës 29 mars, mund të bëhet vetëm nëse parlamenti britanik paraqet një plan të qartë për këtë. /Agjencitë/