close

BE-JA DHE SHBA-JA PO ZHVILLOJNË BISEDIME PËR IRANIN

US and EU flags

I dërguari i posaçëm i SHBA për Iranin, Brian Hook, po zhvillon bisedime mbi Iranin me diplomatë të lartë francezë, gjermanë dhe britanikë në Paris. Bisedimet vijnë në kohën kur vendet evropiane po përpiqen të shpëtojnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes duan të shmangin një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe po përpiqen të bindin Teheranin që të mos e lërë marrëveshjen. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!