Bashkimi Evropian mbështet plotësisht procesin e paqes në Afganistan, ka thënë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini gjatë një vizite në Kabul.“BE-ja mbështet një proces paqeje të udhëhequr nga afganët” tha Mogherini.
Duke folur në një konferencë për media, së bashku me presidentin e Afganistanit, Mogherini deklaroi se “BE-ja gjithmonë ka qenë në anën e popullit afgan dhe nuk ka pasur ndonjë agjendë tjetër”. /Agjencitë/