Çmimi i parë “vjedhja e identiteteve të qytetarëve për qëllime kriminale”
Storja “Vjedhja e identiteteve të qytetarëve për qëllime kriminale” është storja që ka fituar cmimin e parë në fushën e gazetarisë hulumtuese të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Krahas kushteve të vështira, gazetaria hulumtuese është e një rëndësie të veçantë për një shoqëri demokratike ka potencuar Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar.
Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar ka ndarë çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese. Në fjalimin e tij ai ka përmendur rëndësinë e mediave të lira dhe luftën kundër lajmeve të rrejshme.
“Gazetarët profesional janë hijet e elitës politike dhe janë për të hulumtuar më thellë që ta kërkojnë të vërtetën, ti ndihmojnë shoqërisë që më lehtë të përballet me sfidat e përhesrshme.” -tha Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar.
“Vjedhja e identiteteve të qytetarëve për qëllime kriminale”, “Lojtarët sekret nga SHBA pas lajmeve të rrejshme nga Maqedonia përmes faqeve nga Velesi si dhe storja “ Shumat skandaloze për deputetët për harxhimet e rrugës ishin tre storjet që u shpërblyen.
“Në këtë vend është vështirë është që një kriminel të përfundojë në burg dhe është e qartë se nuk përfundojnë. Zakonisht të pafajshmit përfundojnë në burgje sin ë këtë rast dhe pasi e publikuam storjen dy herë kemi biseduar me Ministrin për të parë se kush i keqpërdor numrat amë, por deri sot nuk ka rezultate nga hetimet.” –deklaroi gazetarja Snezhana Lupevska.
“Hulumtuam propagandë për fillimin në Ballkanin Perëndimor kurse tani ajo u zgjerua në Evropë, në SHBA, madje edhe në Australi, ngase edhe Ambasadori ka përmendur propagandën ku zbulohen lidhje të mëdha të krimit të organizuar. Pyetja është se kush i financon dhe çfarë efekti kanë ndaj jetës së qytetarëve.”-shprehet gazaetarja Sashka Cvetkovska.
“Mendoj se në këtë zhurmë është shumë lehtë që edhe vetë ndonjëherë të harrojmë për rëndësinë e punës sonë.”- vlerëson Kristina Ozimec.
Këto çmime ndahen nga viti 2015. Këtë vit vlera e çmimeve ishte 10 mijë euro. 10 mijë për çmimin e parë, 3 mijë për të dytin dhe 2 mijë për çmimin e tretë. Për ndarjen e çmimeve kishte vendosur një komision prej tre anëtarëve të përbërë nga gazetarë hulumtues nga vendi dhe jashtë. Kishin konkuruar 20 aplikime dhe 23 gazetarë, kurse tetë prej tyre kishin hyrë në fazën e fundit. /Verica Dimitrijevska/