Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian.Macron kishte bërë fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë. “Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weberin”, tha Macron. /Agjencitë/
BE-JA NUK PO GJEN PAJTIM PËR EMRAT E UDHËHEQËSVE TË RINJ
