BE: Nuk do të pranojmë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues

Bashkimi Evropian ka thënë se të gjithë duhet të ndërmarrin veprimet për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

BE-ja thotë se nuk do pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.

“Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”/klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share