close
Bota

BE: PRITET TË HIQEN KUFIZIMET E UDHËTIMIT PËR TË VAKSINUARIT

D7E9F522-41AE-46A6-9986-8789E8FBAFC8

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë sërish shansin të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian në sezonin veror. Komisioni Europian rekomandon lehtësimin e kufizimeve aktuale për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian.

Rekomandimi për rihapjen e kufinjve të Bashkimit Europian lidhur me udhëtimet jo-thelbësore (jo-esenciale) vjen si rrjedhim i një situate më të mirë epidemiologjike të përgjithshme lidhur e përballjen me COVID-19 në në gjithë botën dhe si rrjedhim i vaksinimit të një numri konsiderushëm qytetarësh. Nga ana tjetër, Komisioni Europian rekomandon mekanizmin e frenimit emergjent në raste ku në shtete të treta shfaqen variante shqetësuese të pandemisë COVID-19.

ADALBERT JAHNZ, ZËDHËNËS I KE-së

 “ Situata epidemiologjike në shtete anëtare të Bashkimit Europian është influencuar jashtëzanonisht shumë nga vaksinimi i popullsisë dhe progresin e fushatave të vaksinimit. Kjo na bën të mundur rihapjen e kufinjve për udhëtimet jo-thelbësore drejt Bashkimit Europian për disa kategori qytetarësh në mënyrë të sigurtë. Ne gjithashtu propozojmë sistemin e frenave të urgjencës për pezullimin e menjëhershëm dhe në mënyrë të koordinuar në nivelin europian udhëtimet nga vende ku shfaqen variante të rrezikshme të pandemisë COVID-19”.

Kriteret për udhëtimet jo thelbësore priten të ndryshojnë duke filluar nga muaji qershor, nëse ato aprovohen nga shtetet anëtare. Këto kritere favorizuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo pasi ndryshon kriteri kryesor i përqindjes s¨ infeksioneve me Covid-19kualifikimit të vendeve të treta si vende të sigurta, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt BE-së që ka të bëjë me. Në rekomandimin e ri të Komisionit Europian kriteri kryesor ka të bëjë  me 100 persona të infektuar për çdo 100.000 banorë dhe jo 25 persona për çdo 100.000 banorë sic është aktualisht. Nga ana tjetër, sipas rekomandimit, do të lejohen të urdhëtojnë drejt Bashkimit Europian qytetarët që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga Bashkimi Europian. Lejimi mund të shtrihet edhe mbi vaksinat që kanë përfunduar procesin e renditjes emergjente të OBSH-së. Por vaksinimi nuk i përjashton ata domosdoshmërisht nga testimi dhe karantinimi.

 ADALBERT JAHNZ, ZËDHËNËS I KE-së

“Në qendër të rekomandimit qëndron fakti, se dikush që ka marrë dozat e plota të vaksinimit së paku 14 ditë para udhëtimit nuk duhet t’i nënshtrohet kufizimeve për udhëtim. Pra këta persona duhet të jenë në gjendje të udhëtojnê drejt Bashkimit Europian. Gjithsesi, rekomandimi nuk i përjashton të vaksinarit nga detyrimi I testimit dhe karantinimit. Kjo mbetet në duart e shteteve anëtare dhe jo vetëm që lejohet, por edhe inkurajohet nëse shtetet anëtare konsideorjnë se është e nevojshme”.

Ne thelb, testimi dhe karantinimi për udhëtimet jo-thelbësore drejt Bashkimit Europian do të kërkohen edhe për disa muaj. Nëse procedura e vendimarrjes brenda institucioneve europiane ecën shpejt, shtetet anëtare të Bashkimit Europian pritet të lejojnë udhëtimet jo-thelbësore drejt BE-së duke filluar nga fundi i qershorit apo muaji korrik. Ndërkohë, Bashkimi Europian po punon për një çertifikatën dixhitale të gjelber të vaksinimit në nivelin e BE-së./Erisa Zykaj – Bruksel/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia