Bebe Rexha e entuziazmuar për albumin e ri, “Bebe”

Publikon një video atraktive duke treguar linjat e trupit

Artistja shqiptare me fame ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të publikojë në fund të këtij muaji albumin e tretë në karrierën e saj.Bëhet fjalë për albumin me titull “Bebe”, të cilën ajo ka planifikuar që ta nxjerrë në shitje që nga data 28 Prill. Rexha ka publikuar tashmë disa nga këngët e albumit si: “Heart Wants What It Wants”, “I’m Good (Blue)” dhe “Call On Me”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këtë të fundit, ajo është bërë trend edhe në rrjetin social TikTok, ku shumë prej përdoruesve po publikojnë video të ndryshme interesante nën ritmet e kësaj kënge.

Edhe vetë këngëtarja shqiptare vendosi që së fundmi të publikojë një video të tillë, ku shfaqej mjaft provokuese e veshur me një fustan me ngjyra pranverore. E teksa i bën një video-xhirim linjave të saj të kolme të trupit, 33-vjeçarja shkruan në mbishkrimin e videos: Po e dua këtë album. Ka vetëm hite. Më 28 Prill, ‘Deluxe’ do të jetë edhe më zjarr.

“Bebe” do të jetë albumi i tretë në karrierën e Bebe Rexhës, pas dy albumeve shumë të suksesshme të publikuara më parë, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share