Bebe Rexha shkëlqen në performancën hapëse të ndeshjes së futbollit amerikan

Artistja dhuroi performancën gjatë ditës së falënderimeve, një feste unike amerikane

Bebe Rexha dhuroi një performancë të jashtëzakonshme përpara ndeshjes së futbollit amerikan Detroit Llains kundër Bafallo Bills.

33-vjeçarja dominoi skenën së bashku me trupën e saj të kërcimtarëve.

Këngëtarja paralajmëroi më herët performancën e saj ndërsa bënte prova me zërin në stadiumin me 65,000 persona.

Ajo ndau një video në Instagram ku shihet duke u ngjitur në shkallët e skenës, por në vend të takave, artistja me origjinë shqiptare zgjodhi komoditetin ku siç shihet është me sandale të sheshta.

Performanca e saj përkoi edhe me Ditën e Falenderimeve një festë shumë e dashur për amerikanët. Së bashku me familjen e miqtë ata shtrojë një darkë të veçantë, ku tradicionalisht serviret si pjatë kryesore gjeli i detit.

Dita e Falenderimeve është edhe festa më familjare për amerikanët, kur brezat mblidhen për të shprehur falenderime për bekimet që u ka ofruar jeta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share