close

“BËHUNI BIZNES ENGJËLL’: THIRRJE STUDENTËT

“Bëhuni Biznes Engjëll” – përkrahni ide të suksesshme të biznesit” ishte tribuna e ditës së sotme që u mbajtë në Univeritetin e Evropës Juglindore. Studentët u njoftuan nga të pranishmit rreth aktiviteteve të tilla, pasi janë pikërisht ata që do të gjenerojnë biznes ide fillestare.

Rektori i UEJL Abdylmef Bexheti njoftoi se biznese të këtilla ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit. Menafi shtoi se bizneseve të reja duhet t’ju jepen mbështetje pasi të njëjtat janë edhe promotor të ekonomisë në vend.

Rreth projekteve të tilla vendi ynë vazhdon të çaloj. Profesori Veland Ramadani theksoi se ende jemi në fazën fillestare dhe shumica nuk janë të njohur me projektet të tilla.

Nga ambasada e Zvicres në vazhdimësi mbeshtesin projekte të tilla, sidomos siç theksoi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibel Zuter prioritet për mbështetje financiare janë gjeneratat e reja. Ajo shtoi se duhet që institucionet t’i informojmë studentet që të aplikojnë në grante të tilla. Aktiviteti u organizua nga CEED Macedonia, i përkrahur nga Ministria e Ekonomisë dhe Programi Zviceran për Ndërmarrësi – SwissEP. /Xhumadije Ibraimi/