Bekteshi: Grubi udhëheq 50% të seancave qeveritare, nuk pajtohem me mendimin e Mexhitit

Në emisionin Klan Debat, ministri Kreshnik Bekteshi tha se Grubi ka bërë punë të mëdha, dhe se ai po udhëheq 50% të seancave dhe konsulimet bëhen me të si zv/kryeministër.

”Artan Grubi zvkryeministri më ekspeditiv me të cilin kam punuar, ka arritje të mëdha gjatë mandatit të tij si zv/kryeministër dhe po vazhdon me projekte të programit, pra secili deputet e ka mendimin e tij ndryshe por un nuk pajtohem me Mexhitin sepse këtë mandat e kemi fituar nga populli si BDI. Interpelanca është demokratike nëse kalon, nëse nuk kalon vazhdon qeveria me programin e saj dhe punët e mëdha që na presin ku aty e kemi fokusin më të madh” – deklaroi Kreshnik Bekteshi

‘Unë dhe gjithë antarët e kabinetit qeveritar konsultohemi me Artan Grubi, mbi 50 % të senacave qeveritare udhëhiqen nga Grubi, gjithë konsultohemi me atë fjalën e fundit e ka gjithë kolektivi kurse në BDI dihet se Ali Ahmeti, ne nuk marrim vendime kokë në vete” -tha Bekteshi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share