close
EkonomiVendi

BEKTESHI: QEVERIA KA MBËSHTETUR MBI 20 KOMPANI TË GOSTIVARIT

E664001B-2460-4DA3-A126-B98BC700D318

NGJARJA E SOTME ËSHTË PARË EDHE SI FUSHATË PËR ZGJEDHJET LOKALE


Vetëm në komunën e Gostivarit Qeveria ka përkrahur mbi 20 kompani në vlerë mbi 5 milionë euro, përmes pakove ekonomike. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë inspektimit të punimeve të kompanisë Almero në Gostivar.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

“Qeveria vetëm se realizon pakon e gjashtë të masave ekonomike dhe vetëm në komunën e Gostivarit janë përkrahur drejtpërdrejtë mbi 20 kompani në vlerë mbi 5 milionë euro,nga ana e ministrisë së ekonomisë dhe masave që realizohen nga ana e Qeverisë dhe nuk do të ndalemi këtu do të vazhdojmë edhe me masa të tjera me të vetmin qëllim, në kohë krize ta shfrytëzojmë edhe si mundësinë që të risim kapacitetet prodhuese në vendin tonë”.

Vizita e sotme u pa si fillim i fushatës për zgjedhje lokale pasi punimet pos ministrit të ekonomisë, u inspektuan edhe nga Artan Grubi- zv Kryeministër, Nevzat Bejta- ish kryetar i Gostivarit, Bashkim Hasani – Zv.Ministër i Mbrojtjes dhe deputete të parlamentit. I pyetur për këtë, Grubi tha se fushata nuk ka filluar por gjithsesi, sic tha Gostivari e meriton ndryshimin.

ARTAN GRUBI – ZV. KRYEMINISTËR 00:25

“Asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim për arsye për keqmenaxhim në këto katër vitet e fundit dhe e shohim kërkesën e përditshme të cdo qytetari të Gostivarit për të bërë ndryshimin e duhur dhe për tu kthyer në rrugën e duhur, e kjo është rruga e prosperitetit, rruga e menaxhimit të komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do i përkushtohet 100 për qind Gostivarit.

Këto komente të zëvendëskryeministrit Grubi nuk janë komentuar nga kreu I Gostivarit Arben Taravari. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia