Slavko Quruvija u vra më 1999 nga sigurimi i shtetit
Gjykata e Posaçme në Beograd ka dënuar katër ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit serb për vrasjen e gazetarit të njohur Slavo Qururvija. Likudimi i tij u bë në kohën e regjimit të presidentit Slobodan Milosheviq.
Gjykata e Posaçme në Beograd ka dënuar me nga 30 vjet burgim ish- shefin e Sigurimit Shtetëror Radomir Markoviq, dhe ish-kreun e policisë së Beogradit Milan Radonjiq. Me nga 20 vjet heqje lirie janë dënuar edhe dy pjesëtarë të sigurimit shtetëror serb. Ata u gjetën fajtor se më 11 prill të vitit 1999 kishin vrarë gazetarin e njohur Slavko Quruvija.
Vrasja është bërë me urdhër nga maja e pushtetit, në kohën e regjimit të presidentit Slobodan Milosheviq. Qururvija ishte i njohur si një kritik i ashpër i politikës së tij. Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se gjatë 24 viteve të fudit në Serbi janë vrarë tre gazetarë, kurse rasi Quruvija është i pari që merr epilog gjyqësor. /REL/