close

BEOGRAD: EMËRIMI I PALMERIT – REAGIME

Mundësi për kthim në tryezën e bisedimeve


Serbia i bazon shpresat e saj tek Amerika. Emërimi për të dërguar për Ballkanin i Metju Palmer, i tregon Beogradit se cështja e Kosovës nuk është mbyllur. Përvec këtij vendimi, Beogradin dhe Prishtinën pritet të vizitojnë dy kongresmen amerikan. Deklarimet e Palmer për marrëveshje dhe njohje të ndërsjellë nuk kanë krijuar tension, por shihen si mundësi për kthim në tavolinën e bisedimeve. Këtu shpresat nuk kanë munguar edhe për një vizitë të presidentit amerikan pasi disa herë është ftuar.

Në kryeqytetin serb besohet se është duke u përgatitur një format i ri bisedimesh.

Analisti Marko Savkovic, thotë se është pritur një presion më i madh për zgjidhje në vjeshtë, por afatoet kohorë që kanë qenë për zgjidhje deri në fund të vitit duket se janë shtyer.

“Shenja e parë që jemi duke ecur drejt marrëveshjes do të ishte kërkesa e shteteve te quintit që Serbia dhe Kosova të ndërpresin bllokimin e tyre. Kjo është kërkesë e Amerikës dhe kjo do ta bënte të qartë se gjërat kanë lëvizur.” –tha Marko Savkoviq.

Dushan Janjic, drejtues i forumit për marrëdhëniet ndëretnike, thotë se kjo nënkupton një formë të re të dialogut. Por, për këtë vit është e vështirë se do të ketë ndonjë progres.

“Nuk e kemi të qartë se kush do të jenë negociatorët. Palmer e shoh pjesë të një formati të ri nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, por edhe të BE-së dhe përfaqësues në nivel politik në dialog pasi më dialog teknik nuk ka.”-deklaroi Dushan Janjiq, Forumi për marrëdhënie ndëretnike.

Serbia e ka pritur mirë deklaratën e përfaqësusit amerikan për kthim në tavolinën e bisedimeve, por kusht e ka heqjen e taksës nga Kosova. /Idro Seferi, Beograd/