close

BEOGRAD: MACRON BËN THIRRJE PËR KOMPROMIS

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka arritur në Serbi. Solemniteti i parë në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit. I gjithë kryeqyteti ishte i blinduar. Mijëra policë, snajper dhe siguri nga ajëri. Pas arritjes së tij të shtëna me topa sikurse së fundmi për presidentin rus, Vlladimir Putin. Macron u prit nga homologu, Aleksandar Vuçiq, i cili nuk fshehu gëzimin. Kjo vizitë e rëndësishme për të konfirmuar disa çështje si Kosova dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Franca është rikthyer në Ballkan konsiderohet në Serbi. Takimi kokë më kokë e konfirmoj mbështetjen politike të Parisit.

Në konferencë për shtyp presidenti Macron, filloi qetë duke falëndëruar dhe kujtuar historinë. Por, komentet e tij ishin të qarta, Franca është kundër zgjerimit pa reforma në BE, e sidomos në Ballkan. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë kompromis. Franca do të angazhohet për një takim të ri.

“Nuk kemi asnjë zgjidhje magjike në xhepin e Gjermanisë, SHBA apo Francës. Zgjidhja është në zemrat tuaja. Besoj tek stabiliteti i këtij rajoni dhe Evropa duhet t’ju mbështes. Do të angazhohem pasi besoj tek e ardhmja e këtij rajoni dhe tek Evropa. Kemi folur hapur dhe guximshëm pasi kjo është një çështje e vështirë për vendin tuaj, historinë dhe të ardhmen. Ne nuk mund ta kthejmë historinë, por duhet gjetur kompromis. Do të gabonim nëse nuk kemi dialog. Franca është angazhuar për të gjetur një zgjidhje globale dhe të qëndrueshme.” – tha Emanuel Macron, President i Francës.

Vuçiq tha se e ka të qartë që janë dy procese paralele dhe se për Serbinë është e rëndësishme të arrijë pavarësisht BE-së.

“E di që kemi dallime në qëndrime, por ky është takimi më i gjatë që kam patur unë dhe presidenti francez është ndër të paktët, që ndoshta krahas kancelares Merkel, dëgjon edhe qëndrimin tonë.” –shprehet Aleksandar Vuqiç, Presidenti i Serbisë.

Presidenti francez me vete ka sjellë edhe disa biznesmen dhe investitorë. Është folur për bashkëpunimin ekonomik dhe janë firmosur 20 marrëveshje, nga ekonomia e deri tek furnizimi i ushtrisë. Miqësia franceze dhe serbe është ruajtur që prej Luftës së Parë Botërore. Në këtë frymë Macron vazhdoj tek obelisku i miqësisë serbo-franceze, varrezat e heronjëve dhe nderime të tjera. Ai mijëra qytetarëve serb u foli edhe në gjuhën serbe, ku tha edhe se Franca e dinë borxhin që e ka ndaj Serbisë. /Idro Seferi, Beograd/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!