Beograd: Mesazh Vuçiqit – nëse nuk plotësohen kërkesat, protestat në formë tjetër!

Mbahet protesta e gjashtë me radhë “Serbia kundër dhunës”

Në Beograd, dhjetëra mijëra qytetarë, për të gjashtën herë me radhë, morën pjesë në protestat antiqeveritare “Serbia kundër dhunës”, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protestuesit formuan një rreth të pazakontë afër Qeverisë serbe. Kolona e pjesëmarrësve vazhdimisht kalonte pranë ndërtesës, duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiq largohu”.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet, për shkak të mënyrës së reagimit të qeverisë pas dy tragjedive që goditën Serbinë.

Kërkesa kryesore, sic percjell KlanM, është që ndalet promovimi i dhunës në hapësirën publike.

Para të pranishmëve fjalën kryesore e kishin artistët dhe profesorët.

“Sot nga ky vend themi se jemi të urritur e të etur. Të urritur e të etur për drejtësi, siguri, empati, për një shoqëri pa dhunë dhe për shoqërin ku ekziston përgjegjësia”, thotë Nenad Mariçiq, artist.

“Tashmë një dekadë, Serbia është vend ku nuk ekziston përgjegjësia politike. Në vend të kësaj, në shoqërinë tonë si veçori kryesore ngritet nënshtrimi ndaj pushtetit. Për këtë shkak edhe përgjigja e pushtetit ndaj tragjedive që kapluan Serbinë këtë pranverë, është shmangia e përgjegjësisë politike”, tha Miodrag Jovanoviq, profesor.

Protestuesit, sic njofton KlanM, kanë thënë se janë duke protestuar tashmë pesë javë dhe se i përsërisin kërkesat e njëjta. Durimi i tyre është drejt fundit dhe nëse javën e ardhshme nuk plotësohen kërkesat, protesta e radhës do të ketë formë tjetër./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share