Vijojnë mbështetjet nga banorët lokal
Vijojnë në Beograd protestat kundër bukëpjekësit nga Prizreni. Ata i kërkojnë të largohet nga Serbia dhe të mbyllë biznesin e tij. Por, në mbështetje të tij ka pasur dhe banorë të zonës në periferi të kryeqytetit serb.
Të gjitha rrugët të cojnë në Romë. Historia e bukëpjekësit nga Kosova në periferi të Beogradit ka vazhduar. Tani pa koka derri, por me parulla për Kosovën dhe mbishkrimin pa respekt nuk ka biznes. Të indinjuar me shqiponjen dykrenare që vëllai I pronarit e ka nxjerr në rrjetet sociale në një cast diku në qendër të qytetit ka nxitur reagime. Ata u sugjerojnë që ta mbyll dyqanin dhe të ik vet nga ky vend pasi aty nuk është i mirëpritur. Organizata dhe parti politike kanë apeluar tek pushteti ta ndaloj këtë tubim, por kjo nuk ka ndodhur.
“Motoja jonë është që ne askënd nuk e urrejmë. Këtu jetojnë shumë pakica e kombe, por kurrë nuk ka patur problem deri më tani. Ne kemi të drejtë që më të mos përdorim produktet e tij dhe nuk do të blejmë aty. Kjo është porosia që duam ta çojmë.” tha Millosh Simoviq, Këshilli Organizativ i Protestave.
Kjo grua është e vetmja në mbështetje të pronarit Mon Gjuraj. Ajo thotë se bukëpjekësi nga Prizereni e ndihmon për sëmundjen e të bijës pasi trajtimi është i shtrenjtë dhe e ka mbështetur me organizimin e donacioneve. Gjura, siç i thonë, nuk duhet të ikë.
“E njoh bukëpjekësin tonë Gjurën dhe na ka ndihmuar shumë për të trajtuar sëmundjen dhe për nevojat e tona të përditshme, për gjëra që është dashur ti bëj shteti dhe kjo nuk duket të ndodh.”-deklaroi Ljiljana Dragojlloviq, Qytetare.
Mbështetja e qytetarëve dy dtë më parë për të ngrën byrek nuk i ka ndaluar të thonë mendumin e tyre. Bukëpjekësi, siç thonë, i ka ofenduar.
Gjuraj ka edhe një dyqan tjetër në një pjesë të kësaj lagjeje. Për tek dyqani i dytë janë nisur protestuesit për ta parë nëse atje punon. Thonë se serbët janë mikëpritës për ata që kanë respekt, andaj me vetë kanë marrë bukë e kripë e zemër, por shqiponja nuk tolerohet.
Arrijnë tek dyqani i dytë dhe thonë se më nuk do të merren me këtë çështje nëse nuk ka provokime të reja. E shpallin të mbyllur protestën e tyre. Për Gjurajnë ka ngelur ta shoh si rrjedh situata dhe ka refuzuar mediat. /Idro Seferi, Bruksel/