close

BEOGRADI NË PRITJE TË PRESIDENTIT MACRON

Pritet mbështetje për dialogun me Kosovën


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të ketë festë. Më në fund presidenti francez, Emanuel Macron do të arrijë në Serbi. Këtë pritje në Paris, Vuçiq e ka ndërmend t’ia kthej me nderimet e larta. Macron kishte anuluar vizitën e tij në dhjetor për shkak të protestave.  Marion Dautry, prej katër vitesh nga Parisi është shpërngulur në Serbi, një gazetare e lirë shkruan për disa media franceze. Këto ditë është pyetur shumë për porositë e presidentit të saj. Për Ballkanin këto janë më të rëndësishme pasi francezët nuk do të përqëndrohen shumë.

“Interesi i aktorëve ndërkombëtarë, Francës dhe BE-së është vazhdimi i dialogut dhe nuk besoj se do të kemi deklarime se cila duhet të jetë zgjidhja e duhur për Kosovën pasi deklarimet kanë qenë që palët duhet të gjejnë zgjidhje dhe jo të jetë i imponuar nga një faktor i tretë. Besoj se nuk do të ketë lëvizje nga kjo linjë.”-tha Marion Dautry, gazetare.

Kjo është permendorja e miqësisë serbo-franceze në kalanë e kryeqytetit. Në Luftën e Parë Botërore ishin aletat dhe Franca ndihmoi serbët pas kalimit nëpër Shqipëri dhe kthimin e tyre nga Selaniku. Këtë miqësi e la të hidhur 100 vjetori i luftës pasi presdentit serb i ishte ndarë vend që konsiderohej më i keq se sa të atij të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo kishte bërë që një pjesë e madhe e serbëve si aleat të ndjeheshin të ofenduar. Por, presidenti do ta vizitoj vetëm Serbinë pas Rusisë dhe në Beograd do të qëndroj dy ditë.

Profesori dhe autori i librave si Drama e Jugosllavisë, Mihailo Crnobrnja. ka qenë diplomat dhe drejtues i Lëvizjes Evropiane të Serbisë. Franca po merr një rol të rëndësishëm beson, por pa kompromis zgjidhjen e sheh të vështirë.

“Dyshoj se do të ketë konkluzione të rëndësishme. Macron do të mundohet të bëj atë për të cilën është angazhuar publikisht që është të afroj palet për një dialog vendimtar që duhet të çojë deri tek zgjidhja.” –deklaroi Mihajlo Crnobrnja, Profesor Emeritus.

Franca mori rol për Kosovën në organizimin e samitit të Berlinit. Takimi Kosovë-Serbi i një korrikut, më vonë dështoi. Për francezët si Marion do të ishte mirë nëse Franca sjellë paqe. Por, gjithçka duket e vështirë.

“Kur je i huaj është më lehtë t’i shohesh gjërat me distancë dhe më objektive. Por, është më e vështirë të thuash mjaft me këto marrëzira, pasi kjo çështje është e rëndësishme si për Serbinë dhe për Kosovën pasi zgjidhja do të krijoj një shembull.” –shprehet Marion Dautry, gazetare.

Serbia e ka të rëndësishme mbështetjen franceze në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Roli që do të ketë Franca pas largimit të kancelares, Angela Merkel, do të jetë i rëndësishëm të paktën për një kohë. Për presidentin serb është megjithatë arritje që pas dy dekadash personalisht të pret homologun nga i cili pret edhe mbështetje për dialogun me Kosovën. /Idro Seferi, Beograd/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!