Serbia është gati për të pritur presidentin francez, Emanuel Macron. Një nga stolisjet e rralla të qytetit me flamujt trengjyrësh, serb dhe francez. Policia u ka kërkuar falje qytetarëve pasi do të ketë siguri maksimale për arritjen e mikut nga Parisi. Këtë pritje Serbia ia dedikon miqësisë me Francën, por edhe pritjeve politike që i ka pasi do të flitet për Kosovën. Mijëra policë do të kujdesën për sigurinë e tij, kurse Macron pritet të arrrijë në Beograd nga Rusia pasdite. Beogradi shpreson mbështetje për në BE dhe rifillimin e dialogut me Prishtinën.
Marko Savkovic, është analist i një institute politike. Porositë nuk do të jenë konkrete, por vizita është e rëndësishme.
“Franca duket se i është përgjigjur thirrjes së Gjermanisë për një angazhim më të madh sa i përket Kosovës. Por, ka qenë kundërshtare e zgjerimit si të tillë. Natyrisht që do të ketë përpjekje për dialogun, por Franca e konsideron vetën supërfuqi globale dhe besoj se do të ketë qëndrim autonom pavarësisht qëndrimeve të disa vendeve Perëndimore.” – Marko Savkovic, Fondi Beogradas për politika të veçanta
Presidenti francez në kryeqendrën serbe do të ketë një agjendë të ngjeshur. Në Pallatin e Serbisë për disa orë e më pas edhe vizita në përmendoret dhe vendet që shënojnë historinë e përbashkët francezo-serbe. Ditën e ditë ai pritet të jetë bashkë me disa studentë dhe aktivistë të një qendreje rajonale. Kjo vizitë konsiderohet e rëndësishme për shkak të përfshirjes së Macron në proceset e Ballkanit, por edhe pasi është vizita e parë e një presidenti pas dy dekadash. /Idro Seferi, Beograd/