Berberi i famshëm i Tetovës: “Gërshërët nuk punojnë me benzinë” (VIDEO)

Taulanti: “Vetëm me punë mundet të realizohet ëndrra”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

-Çmimet a janë rritur a jo?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

-Nuk punojnë me benzinë këto.

Kështu shprehet Taulant Murati, një berber i ri nga Tetova, dyqani i të cilit frekuentohet nga të rinjtë kur duan të bëjnë prerjen e flokëve në modelet e fundit dhe trendëve më të reja.

Thotë se punën e tij e bën me shumë pasion dhe përkushtim dhe se ëndrra e tij është që një ditë të arrijë edhe më shumë në profesionin që ai bën.

“Jemi rritur me këtë punë dhe nuk mendoj të qëndroj vetëm këtu, mendoj që ta përhap biznesin dhe të shkojmë sa më lartë, me tregu se edhe ne mundemi jo vetëm tjerët me arritë në punën e vet, çdokush i ka ëndrrat e veta unë e kam ëndrrën time me arrit shumë më lart se këtu ku jam” – tha Taulant Murati.

Edhe pse çmimet janë rritur e sidomos kanë ndikuar tek bizneset e vogla, Taulanti nuk i ka rritur çmimet e shërbimeve në dyqanin e tij.

“Nuk e bëjmë vetëm për para këtë punë siç e bëjnë shumica, jo, dua të kënaqem unë, të jenë të kënaqur klientët, të këtë për gjithkënd nga pak, edhe pa para nëse duhet ta bëj, unë përsëri e bëj punën, e kam qejf ta bëj, e dua këtë punë dhe do të vazhdoj ta bëj” – tha Taulant Murati, berber.

E Taulanti e tha edhe çelësin e suksesit për të gjithë të rinjtë që duan të realizojnë ëndrrat e tyre.

“Vetëm me punë, ne qofte se keni ëndrra, vetëm me punë mundet të realizohet ëndrra, gjithçka është e mundur, fati ka ndikuar tek unë ndoshta ndikon edhe tek ju” – tha Taulant Murati, berber.

Përgatiti: Avni Tahiri

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share