Berisha: 208 mijë nxënës e studentë më pak, janë mbyllur 620 shkolla! U trefishuan burgjet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vënë theksin te nxënësit dhe studentët që largohen nga vendi gjatë një takimi me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.

“Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material”, tha Berisha.

“Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është pa dyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë e kombit tonë. Nga viti 2013, 9 vite më parë deri në 2021, ne numërojmë 208 mijë fëmijë e studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, ekonomike, familjare të tyre dhe një thellim të tmerrshëm e fshatit e qytetit, të varfërve dhe të pasurve, kemi një zhvlerësim shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera e liri dinjitet e atdhetari, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat e nënshtrimin. Është vendosur kontroll i turpshëm mbi mësuesit.

Qëndrimet e tyre në mediat sociale janë jo të pakta rastet ku ata janë pushuar sapo transferuar për statuset në Facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material, zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë që nuk përcjellin edukim po militantizëm të një partie që siç e shihni publikisht dhe haptaz është larguar nga rregullat e lirisë. Është rikthyer tek rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta. nëse marrim infrastrukturën, ajo është në rrënim. sot 90 përqind e shkollave nuk kanë ngrohje, as ato në Tiranë, sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. Nuk i shpenzon për ngrohje në shkolla”.

Sipas kryetarit të PD janë mbyllur 620 shkolla dhe se janë trefishuar burgjet.

“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu është shndërruar mbyll një shkollë, të hapësh një burg”.

“Në rast se marrim infrastrukturën, ajo përsëri është në rrënim. Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje, nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 milionë euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. A mund të imagjinohet? Dhe nuk i shpenzon ato 10 milionë euro për ngrohjen e shkollave të Tiranës. 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë njësoj që nga koha kur janë krijuar shkollat ndoshta, jo dekada, por edhe shekuj mbrapa”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share