Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë

Lista për Tiranën udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti dhe Silca Caka

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kolicioni “Bashkë Fitojmë” i Ilir Metës dhe Sali Berishës ka depozituar në KQZ listat për këshilltarë bashkiakë.

Sali Berisha ka shumicën e kandidatëve ndërsa Ilir Metës i janë besuar 240 kandidatë, ndiqet nga PBDNJ me 20 kandidatë dhe Partia Demokristiane me 6.

Lista e Tiranës udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti dhe Silva Caka.

Nga Partia e Lirisë pjesë e listave është dhe sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, Floida Kerpaci dhe Elona Guri.

Ndërkohë, në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse janë depozituar edhe emrat për të gjitha bashkitë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share