close

BËRNABIQ: LARG KOMPROMISIT, POR DUHET ZGJIDHJE

Delegacioni i Kosovës më 8 Janar në Bruksel


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk sheh asnjë shenjë të arritjes së kompromisit me Kosovën, porse ai duhet të arrihet “nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”. Duke folur për mediat serbe, Bërnabiq tha se Beogradi dhe Prishtina janë gjithnjë e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash për shkak të taksës 100% që Kosova u ka vënë importeve nga Serbia, si dhe për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës. Por, ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Prishtinën nënkupton që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në një pronocim për median serbe tha se “çështja e Kosovës duhet të zgjidhet” dhe se zgjidhja është “arritja e një kompromisi që do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë”.

“Unë absolutisht dëshiroj dhe shpresoj me gjithë zemër, se ne do të arrijmë një zgjidhje kompromisi, sespe gjithë kjo që ka ndodhur, veçënarisht nga 6 Nëntori i vitit të kaluar, tregon se sa nuk kanë të drejtë të gjithë ata që mendojnë se një “konflikt i ngrirë” është një zgjidhje e mirë për Serbinë, për shkak se “një konflikt i ngrirë” është një stabilitet i ngrirë për Serbinë”- tha Ana Bërnabiq – Kryeministre e Serbisë.

Përfaqësuesit e delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi pritet që më 8 janar të këtij viti të udhëtojnë për në Bruksel, ku do të takohen me ndërmjetësuesen e këtij procesi, Frederika Mogerini.  Me këtë rast kryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur për mediat e Kosovës se ky takim do të jetë vetëm konsultativ. Pavarësisht se të martën e javës që vjen ekipi për dialogun do të qëndrojë në Bruksel, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të jetë pjesë e kësaj vizite. /Agjencitë/