BESA mban Konventën Themeluese të Forumit Rinor – Dega Rajonale Tetovë, kryetar zgjidhet Nardi Etemi

Mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Tetovë u mbajt Konventa Themeluese e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Dega Rajonale Tetovë.

Mbi një mijën delegatë dhe delegate, të rinj dhe të reja zgjodhën studentin e Shkencave Kompjuterike Nardi Etemin për kryetar të degës rajonale. I pranishëm në këtë konventë ishte edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili tha se nuk ka kush që e ndal energjinë rinore, dhe se rinia e BESËS janë e ardhmja e këtij vendi.

Konsolidimi i degëve rajonale të Forumit Rinor është kah fundi i procesit, që do të kulmojë me Konventën Qendrore, ku do të zgjidhet kryetari i Forumit Rinor në nivel nacional. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share