close
Vendi

BESIMI: FILLON APLIKIMI PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR RROGAT

42C10942-9679-47AC-8CFE-830C4903543C

NDAHEN 31 MILIONË EURO, PËRFSHIHEN RRETH 60.000 PUNËTORË


Kompanitë dhe kryerësit e pavarur të veprimtarive nga sot do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare për pagesën e rrogave për muajt Shkurt dhe Mars. Sot do të publikohen rregulloret, konform së cilave punëdhënësit do të mund të dorëzojnë kërkesë në Drejtorinë për të Ardhura Publike. Për këtë masë janë ndarë 31 milionë euro, kurse kërkesat mund të dorëzohen deri më 30 Prill.

Kështu u tha në konferencën e përbashkët për media të Ministrit për Financa, Fatmir Besimi dhe Drejtores së DAP-it, Sanja Lukarevska, ku u paralajmërua se sot Qeveria do ta shqyrtojë edhe pakon e gjashtë të masave anti-krizë, detaje për të cilën do të jepen së shpejti.

FATMIR BESIMI – MINISTËR I FINANCAVE

“Për këtë masë janë ndarë 1.9 miliardë denarë nga buxheti, apo 31 milionë euro, që do të përfshijë rreth 60 mijë punëtorë. Për cdo të punësuar do të paguhet përkrahje nga 14.500 deri në 21.776 denarë për një muaj. Lartësia e mbështetjes do të vërtetohet konform përqindjes së zvogëlimit të të ardhurave të kompanive në tre muajt e fundit, për të cilat parashtrohet kërkesa, në krahasim me vitin e kaluar”

Për muajt për të cilët kërkohet mbështetje financiare, sic tha Drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska, punëdhënësi duhet të ketë numër të njëjtë apo më të madh të të punësuarve krahasuar me Dhjetorin e vitit 2020, me përjashtim të punëtorëve të çlajmëruar konform ligjit. Këtë kusht, sic tha Lukarevska, nuk janë të obliguar ta plotësojnë punëdhënësit që kryejnë veprimtari hotelerike respektivisht veprimtari për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit dhe objektet e akomodimit si dhe veprimtaria e transportit, të cilët për shkak të protokolleve shëndetësore kanë mbyllur 50% të kapaciteteve të tyre. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia