Bie nga lartësia një punëtor në Tiranë

Një 60-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia këtë të premte në Tiranë, gjatë kohës që po punonte. Ngjarja ndodhi në një kompleks pallatesh në ndërtim, në rrugën “Kristo Luarasi”. Policia thotë se 60-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share