close
Bota

BILBAO: PËRPLASJE TIFOZËSH-VDES NJË POLIC

bilbao

Një polic spanjoll ka vdekur pasi forcat e sigurisë janë përleshur me tifozët e klubit rus të futbollit, Spartak Moska, në qytetin Bilbao të Spanjës, ku është zhvilluar një ndeshje e Ligës Evropiane.

Incidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ka rritur shqetësimet pasi Rusia, pas më pak se katër muajsh, do të jetë nikoqire e Kupës së Botës.

Autoritetet baske në veri të Spanjës thanë se polici dyshohet se ka vdekur nga sulmi në zemër, pas përleshjeve me tifozët jashtë stadiumit San Mames, ku është zhvilluar ndeshja midis Atletiko Bilbaos dhe Spartak Moskës. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia