close
Rajoni

BISEDIMET ME PRISHTINËN: VUÇIQ TAKON KREUN E KISHËS ORTODOKSE

maxresdefault

Është ora 7 e mëngjesit. Patriarkana e Kishës Ortodokse Serbe është bërë gati për të pritur krerët e shtetit. Kisha ortodokse ka patur zëra që nuk i kanë pëlqyer politikës, por kryesisht qëndrimi zyrtar për Kosovën ka qenë se duhet zgjidhur brenda kushtetutës së Serbisë.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, bashkë me kryeministren e shefin e diplomacisë u takuan patriarkun Irinej. Gjendja në Kosovë po vështirësohet gjithnjë e më shumë vlerësuan në takim.
Patriarku tha se është me rëndësi që shteti dhe kisha të kenë mendime të përbashkëta. Për Kosovën duhen veprime të kujdesshme.
Vuçiq vlerësoi se platforma është ofenduese dhe se nuk mund të negociohet mbi këto parime.

“Është me rëndësi te kemi mendim të përbashkët për këto probleme dhe se si të reagojmë. Kjo ka qenë tema dhe këto takime duhet të bëhen më të shpeshta ashtu siç paraqiten problemet ashtu edhe ne të flasim dhe të gjejmë një zgjidhje të duhur dhe qëndrim të kemi edhe si kishë edhe si shtet.” –shprehet Mirosllav Gavrilovic-Irinej, Patriark i Kishës Ortodokse Serbe.

“Tani kemi të ngritura edhe 10 fletarreste për serbët për kush e di se çfarë. E keni parë që Zoti Thaci ka thënë vet se disa prej këtyre serbëve duhet dëbuar nga veriu. Kjo na tregon se çfarë kanë në plan dhe cilat do të jenë veprimet e tyre në të ardhmen. Puna jonë është e tillë që jemi gati për bisedime, por këto bisedime duhet bërë me ata që duan bisedime.” –deklaroi Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë.

Ky takim u zhvillua pas një reagimi të ashpër për platofrmën e Kosovës. Kundër idesë së Vuçiqit për përkufizimin kanë qenë zëra të kishës nga Kosova. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia