close
Top LajmeVendi

BISLIMOVSKI: KRE-ja TA PËRCAKTOJË ÇMIMIN E UJIT SI ORGAN I PAVARUR

61E030B2-B979-467F-8C31-AB67E3D54D4D

ÇMIMI I I RI I RRYMËS ELEKTRIKE DO TË DIHET DITËVE NË VIJIM


Komisioni Rregullator duhet ta përcaktojë cmimin e ujit, kështu do ta zbusim presionin e politikës mbi funksionimin e ndërmarjeve komunale. Ne nuk kemi presion politik kurse anëtarët e Këshillit janë të partive të ndryshme dhe mazhoranca gjithmonë përpiqet të marrë vendime populiste, thotë drejtori I Komisionit Rregullator për energjetikë Marko Bislimovski në intervistë për REL.

Drejtori I Komisionit Rregullator për energjetikë Marko Bislimovski thotë se shtrejtimi I rrymës elektrike do të dihet gjatë dhjetë ditëve në vijim, por që, sic thotë ai, KRE-ja mund të ndikojë në vetëm 38%, kurse 62 % I mbetur vendoset nga, për momentin EVN Home, si tenderi i cili ka ofruar cmimin më të ulët të pajisjes me energji elektrike, por cmimi I ri, shton Bislimovski do të dihet pas mbajtjes së tenderit të cilin ELEM-I do t’ia ofrojë EVN-së.

MARKO BISLIMOVSKI-DREJTOR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

“Për momentin KRE-ja I analizon kërkesat e parashtruara nga kompanitë dhe mund të them se këto kërkesa nuk do të pranohen nga komisioni. Ne bëjmë analiza, të cilat pritet të përfundojnë për rreth 10 ditë. KRE-ja ka kompetenca mbi 38% të cmimit përfundimtar kurse 62 % , për momentin, mvaren nga EVN Home. Përderisa nuk mbahet tenderi të cilin ELEM-i duhet t’ia propozojë EVN-së nuk mund ta dime cmimin përfundimtar të rrymës elektrike.

Komisioni Rregullator për energjetikë ka kërkuar që ata ta përcaktojnë cmimin e ujit dhe jo komunat sic është për momentin. Bislimovski thotë se kështu, do të zbutet presioni ndaj politikave populiste të komunave, vendimet e të cilave, sic thot ai, kanë bërë që humbja e ujit të shkojë deri në 80 %. Bislimovski shton se KRE-ja me metodologjinë e tyre të punës, si organ I pavarur, do ta rrisë efikasitetin e punës dhe rezultatit.

MARKO BISLIMOVSKI-DREJTOR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

“KRE-ja me marrjen përsipër të rregullimit të pajisjes dhe cmimit të ujit do ta rrisë cmimin mujor për 10 deri 15 denarë, por ne si institucion me pavarsinë që kemi nuk do të marrim vendime populiste, sic I marrin komunat, e të cilat, e dimë që kanë probeme të shumta edhe me cilësinë edhe me pajisjen me ujë te sëcila familje. Për momentin kemi humje të ujit deri në 80 % e kjo metëvërtetë është për të ardhur keq, e ne si trup I pavarur me investimet që planifikojmë ti bëjmë nëse I marrim kompetencat do ta rrisim cilësinë e ujit dhe nuk do të ketë më probleme me ndërprerje sic kanë shumë komuna”

Për kategoritë e brishta, KRE-ja ka kërkuar një përfshirje më të gjerë por Bislimovski thotë se këto familje shpesh jetojnë në adresa të cilat nuk përputhen me emrat a tyre që janë paraqitur te enti për ndihmë sociale, prandaj është shumë vështirë që të identifikohen. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia