Blinken të enjten me liderët e Ballkanit Perëndimor

SHBA e shqetësuar për stabilitetin e rajonit

SHBA dhe BE-ja do të koordinojë veprimet gjatë kësaj javepër të zgjidhur problemet që kanë mbetur në Ballkanin Perëndimor kryesisht për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi si dhe konfliktin e ndezur në Bosnjë Hercegovinë. Të martën shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të mbledhë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lufta në Ukrainë është një prej arsyeve që problemet e mbetura në këtë rajon duhet të zgjidhen sa më parë. Kjo do të garantonte parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve. Shqipërinë e përfaqëson kryeministri Rama ndërsa Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Këto takime në New York në këtë periudhë, tashmë janë bërë traditë në javën kur zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ka një varg zhvillimesh që pritet të ndodhin në vijim në raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor pas takimeve te kësaj jave ne token amerikane. Mes tyre është edhe një samit që pritet të zhvillohet në 6-7 tetor në Pragë. Aty do të diskutohet për krijimin e një Bashkësie të re Politike Evropiane. Ky format parashikon pjesëmarrjen e vendeve të BE-së dhe vendet tjera evropiane që nuk janë anëtare formale të bllokut ku do të bëjnë pjesë edhe Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share